Skip to content

Nuk deklaroi 41 mijë euro në doganën e Kapshticës/ Procedohet penalisht 34-vjeçari

61a448e2 2cfa 4862 8dc6 8b7770f700ba

Një 34 vjeçar është vënë nën hetim nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës pasi nuk deklaroi shumën prej 41.250 eurosh dhe 41.500 lekë të reja.

 

I riu me iniciale K.H me banim në Kamëz, ishte pasagjer në kamionin që drejtohej nga O.P. Gjatë kontrollit që iu bë nga oficerët iu gjetën shumat e parave të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi siç e përcakton ligji.

 

Kapshticë/Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

 

Sekuestrohen 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. 

 

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

 

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.