Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në kthesën e Patosit në Fier. Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet ka aksidentuar një person që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë, ky i fundit ka humbur jetën nga plagët e marra. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa rrethanat e aksidentit nuk janë të qarta.
