Skip to content

Kongresi i Manastirit, Presidenti Meta shpërndan 110 abetare për fëmijët

Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, presidenti Ilir Meta ka shëprndarë në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë në Maqedoni.
 
Kreu i shtetit shqiptar gjAtë vizitës në Maqedoni është pritur nga dhjetra shqiptarë si dhe ministri i Kulturës së Maqedonise, Asaf Ademi.
 
Meta tha se pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
 
“I uroj mbare kombit shqiptar gezuar 110-vjetorin e Alfabetit te gjuhes shqipe. Me shume emocion rikthehem ne Manastir. Te bejme gjithcka qe kjo ndertese historike per shqiptaret te pasqyroje me se miri kontributin e patrioteve shqiptare. Pa Kongresin e Manastirit do te kishte qene e veshtire edhe shpallja e Pavaresise se Shqiperise. Shqiptaret faktor progresist ne sherbim te paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit”