I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar siç edhe ishte paralajmëruar, ka mbërritur në “selinë e re” të Partisë Demokratike. I shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, Escobar u prit nga Gazment Bardhi.
Escobar do të zhvillojë një bisedim me kreun e komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Vizita e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor vjen pak kohë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale në vend për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në të njëjtën kohë ai do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ndonëse aktiv në fushatë, por pa vulë dhe parti, Sali Berisha nuk është në axhendën e takimeve të Escobar me krerët e partive politike në vend.
