Skip to content

Keni bërë plane për këtë të dielë? Ja si parashikohet të jetë moti, nuk do mungojnë as reshjet e shiut




Edhe pse jemi në stinën e pranverës, moti në vendin tonë ka qenë i paqëndrueshëm. Për këtë të dielë, parashikohet një mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as intervalet e shkurtra me diell.

MOTI-1

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës.

“Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al