Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka zhvilluar disa takime me qytetarë të zonave të dëmtuara nga tërmeti në këtë qytet.
Përmes një postimi në Facebook, Cara shprehet se qytetarët janë të gatshëm të heqin dorë nga bonusi i qirasë që nuk marrin prej dy muajsh nga Bashkia e Durrësit, vetëm që të rikthehen sa më shpejt në banesat e tyre.
Ai shtoi se familjet e lagjes 12 të qytetit janë peng i bashkisë, pasi janë ende në pritje që të bëhen lidhjet për energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë.
Cara kërkoi votën e qytetarëve në 14 maj, si mundësi që këto problematika të “zhduken”.
Reagimi i Carës:
Të gatshëm për të hequr dorë nga bonusi i qirasë që nuk marrin prej dy muajsh nga Bashkia e Durrësit, vetëm që të rikthehen sa më shpejt në banesat e tyre.
Në pritje që të bëhen lidhjet për energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë, këto familje në lagjen numër 12 të qytetit mbeten peng i Bashkisë së Durrësit.
Kërkesat e përsëritura të këtyre banorëve, drejtuar institucioneve përkatëse prej kohësh bien në vesh të shurdhët.
Në 14 maj bëhemi bashkë!
Për familjen, për Durrësin!
Qyteti je ti!
