Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” uroi të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

Ai tha se urimet sot nuk duhet të vinin nga politika, por nga drejtuesit e klerit dhe nga të gjithë shqiptarët, që siç u shpreh ai sot kanë nevojë për më shumë dashuri.
“Është një ditë që urimet nuk duhet të vijnë nga politikanët, por nga drejtuesit e klerit dhe nga besimtarët. Nga qytetarët e thjeshtë të këtij vendi që kanë më shumë nevojë për më shumë dashuri”. tha Belind Këlliçi.
