Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të skandalit për zyrtaren e kryeministrit Rama, Elira Kokona pasi kjo e fundit ka e emëruar si sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës, ka vazhduar paralelisht punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut, edhe kundër vetë shtetit shqiptar.
Manjani në ‘Facebook’ ka ironizuar këtë fakt lidhur me CV-në e Kokonës, ku shkruan ‘Edhe me shtetin edhe kundër shtetit njëkohësisht. Edhe avokate edhe akrobate. Ja kështu i do partia kuadrot’.
Sakaq ka përmendur dhe paralajmërimin e kryeministrit se qeveria shqiptare mund të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit, ku ironizon ‘ Ne tani që do dalim nga konventa e Arbitrazhit, dalim edhe nga Strasburgu. Ja dalim vetë me forcat tona. Me këtë mendim juridik që emeton avokatja akrobate, ç’na duhet bota!?’.
Postimi i plotë:
Shumë interesante kjo CV e Elira Kokonës.
Edhe me shtetin edhe kundër shtetit njëkohësisht. Edhe avokate edhe akrobate. Ja kështu i do partia kuadrot. Amanetqarë porosish… Vetëm andej nga Strasburgu nuk i eci korbës… Nuk ua mbushi hiç mendjen atyre andej… E ç’duhen ata andjej fundja?
Ne tani që do dalim nga konventa e Arbitrazhit, dalim edhe nga Strasburgu. Ja dalim vetë me forcat tona. Me këtë mendim juridik që emeton avokatja akrobate, ç’na duhet bota!?😡
Pfffff.
***
Pu pu pu pu të kishte dalë ndonjë akrobaci e tillë nga juristët e krahut tjetër.
Do kishte shkruar madje edhe Mother Jones e vetë mother fucker.
