Një burrë i moshuar ka rënë pre e dhunës së nipit të tij, i cili pas debateve me fjalë, nuk ka ngurruar të ngrejë dorë.

Rafael Arapi, 20 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, u arrestua nga policia këtë të martë, pas denoncimit të bërë nga babai i nënës.

I moshuari 68- vjeçar Q.C, banues në Uznovë, bëri denoncim në polici duke thëbnë se është rrahur nga i riu.

Burime nga policia thanë se i riu ishte natyrë rebele dhe se gjithçka kishte ndodhur pas debateve për shkak se i kishte kërkuar para gjyshit. Por përballë refuzimit dhe pamundësisë së të moshuarit, 20-vjeçari nuk ka kursyer dhunën e egër ndaj tij.

Kjo bëri që Arapi të vihet në pranga, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re