Skip to content

Skandali me Elira Kokonën/ Berisha: Është mbesa e Petrit Dumës! Punonte në Kryeministri dhe përfaqësonte kompanitë kundër shtetit, ndante paratë me ndikull Kumbaron…




Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Elira Kokona, zyrtarja e Kryeministrisë që përfaqësonte kompanitë private si avokate kundër shtetit shqiptar, është mbesa e Petrit Dumes.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Maliq, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Gega.

Berisha tha se Kokona ndante paratë me ministren Mirela Kumbaro, pasi sipas tij, nuk kishte ndyshe sesi të qëndronte në atë pozicion.

“Një Fatjon Duro e ka bashkëshorten në kërkim për vjedhje në Hipotekën e Sarandës. Po ka vend në botë që ndodh kjo. Ajo në kërkim është arratisur në Londër. Por si erdhi ajo, me pronat që vodhi i garantoi Damianit apo Ramës që të ndërtonin atje.

Kanë marrë një nga Durrësi, e ka nxjerrë Gjushi për hundësh dhe e kanë çuar në Sarandë për kryetar, se nuk ka Saranda djem e vajza.

Në Has rivali jonë e kishte emrin Beqir, kurse Rama e kishte prezantuar si Halit e kapën dje me furgon duke shpërndarë suhqime dhe thoshte “djali im ishte në vendin e gabuar”. Ndreca i Mirditës pasi e shtruan në dajak, prapë kandidoi.

Pra në datën 14 maj, ne ndahemi nga krimi. Ju e shihni sesi ka penetruar krimi. Para disa ditësh doli skandali për një Kokona Kokona, ajo është mbesa e Petrit Dumes. Ajo punonte si sekretare e përgjithshme e Edi Ramës dhe merrte rrogën e shtetit e në gjykata shkonte e përfaqësonte kompanitë kundër shtetit. Por si ndodhte kjo? Ajo ndante paratë me ndrikull Kumbaron se ndryshe nuk ka mundësi. Votoni për rikthimin e shqiptarëve në Shqipëri. Beteja për rroga nuk do të ndërpritet derisa të kalojmë sërish të parët në rajon për rroga e pensione”, u shpreh Berisha.

“”