Skip to content

Projekti i Belind Këlliçit për nënkalim te sheshi ‘Skënderbej’, Meta: Do çlirojë Tiranën nga ankthi i trafikut!




Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me projektin e kandidatit për Tiranën, Belind Këlliçi i cili ka premtuar një tunel nëntokësor për makinat që do të mundësojë kalimin e automjeteve nën shesh.

Meta në ‘Facebook’ shkruan se ky projekt do të çlirojë Tiranën nga ankthi i trafikut.

‘Projekti i Kryebashkiakut të ardhshëm,  Belind Këlliçi çliron Tiranën nga ankthi i trafikut’, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër Këlliçi sot gjatë prezantimit të projektit u shpreh se  familjet e Tiranës shpenzojnë dy herë më tepër karburant për makinat e tyre, si pasojë e trafikut që nuk ndalon kurrë.

Sipas tij faturat financiare të familjeve që përdorin makinat është 100 euro në muaj më shumë për shkak të trafikut.

“Së pari, kjo është një kosto shumë e lartë për buxhetin e familjeve. Familjet e Tiranës shpenzojnë dy herë më tepër karburant për makinat e tyre, si pasojë e një trafiku që nuk ndalon kurrë. Sipas përllogaritjeve tona, fatura financiare për familjet që përdorin makinat, pikërisht për hir të trafikut, është më e madhe se 100 mijë lekë të vjetra në muaj (ose 100 euro në muaj). Së dyti, edhe më e rëndësishme, ka të bëjë me shëndetin e banorëve. Ndotja në qendër të Tiranës si pasojë e trafikut është rreth 5 herë më e lartë. Ndërkohë në të gjthë Tiranën është shumëfishuar numri i të sëmurëve të aparatit respirator, vecanërisht është rritur numri i fëmijëve astmatikë pikërsht prej kësaj ndotjeje”, deklaroi Këlliçi.

“”