Skip to content

“Edvini i arrestuar në tre shtete”, Berisha-Ramës: Hajde të bëjmë “radiografinë”. I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës 100 tendera




VALENTINA MADANI/ Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje qeverinë “Rama” se në këto 8 vite ka grabitur qytetarët shqiptarë dhe i ka bërë ato më të varfër.

Berisha, në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Memaliajt, Albert Malaj, denoncoi Ramë se në gjithë këto vite nuk ka krijuar asnjë mundësi për qytetarët. “Kandidatin e tyre As dega e PS nuk e voton, as socialistët nuk pyetën për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, të shkëputur tërësisht nga qytetarët. Miliarda euro janë pasuritë publike të vjedhjeve të tyre.

Sot në Shqipëri janë 35% më pak qytetarë se 8 vite më parë. Edhe në Ukrainë që janë në luftë nuk janë shifrat e njëjta si në vendin tonë. Këtë vend të bekuar e shpallim një vend që nuk mund të jetohet. Varfëria është arsyeja kryesore, varfëria e shkaktuar nga vjedhjet e papërmbajtshme të kësaj qeverie. U tha shqiptarëve se vitin e ardhëm do të ketë rrogën 900 euro, kjo do të thotë të rrisësh inflacionin, të falimentosh bizneset, bankat e Shqipërinë dhe këtë e thotë një njeri që për karrigen e tij është i aftë t’i thotë shqiptarëve çdo mashtrim. Kujtojmë rastin kur ai tha se shqiptarët do të provonin shëndetësinë falas që jo vetëm që nuk është, por paguajnë më shumë. Tani në një akt të padëgjuar, do të krijojë dy korsi në shëndetësi, atë të pasanikëve dhe të atyre që nuk kanë”, tha Berisha.

ARRESTIMI

Sali Berisha në Tepelenë deklaroi se Kryeministri Edi Rama ka qenë i arrestuar në Milano, Paris dhe Munih. Ai u shpreh se të gjitha kandidatët e tij janë qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit. Berisha renditi disa nga kandidatët e PS-së, të cilët sipas tij nuk janë të denjë për qytetarët. “Këta kandidatë përballen sot me kandidatët e rilindjes, të cilët në shumë variante janë jo qytetarët e parë, por qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit. Nga veriu në jug, duhet të ndahemi prej tyre. Edhe në rrafshin qytetar. Unë isha në Has, kandidati i rilindjes emrin që i ka vënë nëna e baba i vet, e kishte Beqir, Edi Rama e paraqet në mes të Krumës me emrin Halit. Po.

Po pse, se Beqiri ishte arrestuar 5 herë, në tre vende dhe dy herë në Shqipëri. Dhe për të larë krimet, Beqiri duhet të quhet Halit. Se mos është vetëm Beqiri? Jo more jo. Por është vetë Edvini, absolutisht i arrestuar në Milano, i arrestuar në Paris, i arrestuar në Munih, të dalë të thotë jo. I arrestuar për vjedhje të ndihmave në kampet e refugjatëve në Munih. I arrestuar për ikonat në Paris, i arrestuar në Milano. Këta janë sekti i krimit, miqtë e mi”, tha Berisha. Sipas tij, Rama i ka dhënë baxhanakut të tij dhe thjeshtrës 100 tenderë, ndërsa për të vëllain, Olsi Rama tha se është i përfshirë në aferat më të pista. “Shikoni, në Shqipëri po ta vini re, çfarë po ndodh tani? Ku po shkon paraja.

Paraja po shkon e tëra tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Klientela e tyre tani, nuk janë vetëm një grup biznesmenësh, por para së gjithash janë familjarët e vet. Marrim Edi Ramën. Ja ku jam këtu në Tepelenë, dhe i them këtu para jush, hajde këtu të bëjmë radiografinë njëritjetrit. I ke dhënë baxhanakut, i ke dhënë thjeshtrës, në kundërshtim me ligjin, mbi 100 tenderë dhe nuk duhet të merrnin asnjë. Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, në aferat në të cilat, jo shqiptarëve, por edhe evropianëve i kanë vjedhur 2 miliardë euro. Hajde zoti Edi këtu, para këtyre burrave të dalim, ose ku të duash ti, dhe të nxjerrim; familjarët e Sali Berishës dhe familjarët e tu. Gjej një tender që kanë fituar, zero. Sepse ligji ky është. Ligji nuk lejon që qeveritari të përdorë pushtetin për pasurim të paligjshëm të familjarëve të tij”, theksoi Berisha.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të kenë një debat të dy dhe të nxjerrin detaje nga tenderët e fituara nga familjarë të të dyve. “Paraja po shkon e gjitha tek qeveritarët dhe klientela e tyre, që tashmë janë jo vetëm biznesmenë por familjarët e tyre. I them Ramës hajde këtu t’i bëjmë radiografi njëri tjetrit. I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tenderë. Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, të cilat jo shqiptarëve por edhe evropianëve i kanë vjedhur 2 milionë euro. Hajde zoti Edi para këtyre burrave ose ku të duash dhe nxjerrim familjarët e ki dhe të tutë sa tendera kanë fituar. Zero. Sepse ky është ligji. I vëllai i bashkisë së Matit vetëm në ujësjellësin e Tiranës ka fituar 30 milionë euro tenda. I vëllai mi Qefalisë fiton miliona euro tenderë në Kamzë. Paratë i ndajnë me njëri tjetrin e shkelmojnë ligjin”, tha Berisha.

“”