Skip to content

Task-Forca e drejtuar nga Balluku/ Eksperti i Reformës Territoriale për Panorama TV: Institucion i njëanshëm, do të ishte ideale që t’i jepej opozitës monitorimi i administratës në zgjedhje




Eksperti i reformës territoriale, Agron Haxhimali, është shprehur se do të ishte një veprim ideal nga ana e qeverisë, nëse do i jepte opozitës të drejtën e monitorimit të administratës gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Komentet Haxhimali i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se krijimi i një task-force të drejtuar nga ministrja Belinda Balluku për të monitoruar administratën në zgjedhje, është një institucion i njëanshëm që nuk ka besueshmërinë e qytetarëve.

Ai shqoi se qytetarët duhet të jenë tejet të matur kur shkojnë për të votuar dhe ta peshojnë mirë votën e tyre.

“Unë kam qenë në atë kohë mbështetës. Kishte nevojë të krijonim disa nyje të tjera administrative dhe ekonomike, sidomos për qytetarët në zonat rurale. Këto 30-40 % e popullsisë në zonat rurale, ku kapitali nejrëzor është duke u larguar. U kthyen komunat në njësi administrative. The që do të shkurtojë me 80 milionë shpenzimet administrative. U dyfishuan. Ka mjaft element edhe territorial edhe administrative.

Edhe menaxhimi vendor lë shumë për të dëshiruar. Nuk pritej që bashkitë të mbeteshin si komitete ekzekutive dhe këto vetëm shpenzonin. Rritet buxheti dhe ka më pak popullsi dhe shërbimet rrinë në vend. Këto tre të dhëna nuk bëhen bashkë.

Janë përqëndruar rreth qendrave urbane dhe janë harruar zonat rurale. Sektori i bujqësisë siguron më shumë se 20 % të të ardhurave në nivel kombëtar. Sot në shkallë botërore, 2 % e popullsisë jetojnë në zona urbane dhe shpenzojnë 75 % të kapitalit. Nëse nuk hedhim sytë nga sektori rural me gjithë elementët ruralë atje, Shqipëria do e ketë shumë të vështirë të mbijetojë atje. Këta do të merren me akademinë e dhenëve. Çoju uji ti po je i interesuar. Ministrja duhet të dijë sa sipërfaqe ujitet sot në krahasim me vitet 90’. Vetëm 50 %. Sot nuk duhet të mbetej asnjë metër tokë pa ujitur.

Sektori i bujqësisë është thjeshtë propagandistik. Nëse nuk hedhim sytë nga ai sektor do të ketë shumë probleme. Unë isha i angazhuar te reforma dhe për hirt ë së vërtetës ekipi bëri një punë shumë të mirë, propozoi një rritje të numrit të bashkive në 90-93. Çfarë do të ishin këto 30 bashkitë e reja? Do të ishin nyje të veprimtarisë ekonomike. Sot në secilën bashki janë njësitë administrative që nuk kryejnë asnjë funskion, janë grumbulluar aty, patronazhisti, aktivisti, etj dhe nuk japin asnjë shërbim për qytetarët. Duhet të kishte një vëmendje të shtuar në zonat rurale. Kur rrija me të majtët, të gjithë e pranonin këtë lloj qasjeje. Por kur shkonin në Parlament, për arsye okulte, nuk u bë.

Le të jetë ky raporti i Bankës Botërore, që palët politike ta marrin në konsideratë. Ky raport është në favor të opozitës. Një sinjal që shkon te qytetarët. Qytetarët duhet të marrin fatet e tyre në duar. Ne jemi popull i fjetur në fakt.

Çfarë do të bëjë kjo task forca e Ballukut para zgjedhjeve? A ka ndonjë shqiptar që i beson Ballukut që të bëjë këtë monitorim? Nuk i besoj këtij mekanizmi fare, por të gjithë aktorët politikë, kështu siç jemi katandisur sot, nuk ka asnjë vlerë as zonja Balluku, pra ajo çfarë drejton. Pse them unë që nuk funksionon. A kemi KQZ-në ne? KQZ ka nxjerrë një akt që thotë nuk duhet të bëhen shpenzime publike 4 muaj para zgjedhjeve. Kur qeveria nuk pyet atë, për komisionin Ad-Hoh të Ballukut nuk do të pyesë njeri. Duhen institucione që të kenë besueshmërinë e qytetarëve.

Ideale do të ishte që t’i jepej opozitës monitorimi i administratës në zgjedhje. Ose ngij një instrument tjetër që të jetë i besueshëm nga të dyja palët. Kush të beson që t’ja besosh ministres së qeverisë këtë punë, 10 del rezultati, shkëlqyeshëm. Askush nuk do i besojë. Është një institucion i njëanshëm.

Shqiptarëve duhet t’u kthehet pluralizmi në nivel vendor. Shqiptarët duhet të kërkojnë ndryshimin. Qytetarët e ndiejnë 10-fish më shumë se raporti. Diskutojnë sot për pensionet, për bukën e gojës. Është emergjencë ndryshimi. Një frymë e re sjell ndryshime. Por mënyra sesi është krijuar kjo statusquo, Shqipëria nuk e ka të nevojshme një statusquo të tillë. Ka vdekur frika në njërën palë dhe është shtuar te pala tjetër. Mjedisi shqiptar ka nevojë për qarkullim elitash. Ndryshimi duhet të nisë nga Tirana.

T’i vësh tritol kryetari të PD-së në Vaun e Dejës është turp i madh. Qytetari kur shikon këto që po ndodhin, ta peshojë mirë votën para se ta hedhë”, u shpreh Haxhimali.

“”