Skip to content

“Përkrahje e jashtëzakonshme për planin e Belind Këlliçit”- Meta: Shërbimi urban falas, ndihmë e rëndësishme për qytetarët! Impakt pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes




Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa zhvilloi një takim me banorët e njësisë 11, garantoi mbështetjen për Belind Këlliçin dhe planin e tij për Tiranën.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se “shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes”.

“Përkrahje e jashtëzakonshme për planin e Kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, Belind Këlliçi në njësinë numër 11.

Shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes.

Bashkë me kandidatët për Këshillin e Bashkisë, Iva Çarçiu dhe Ergys Mollaymeri takuam shumë qytetarë të paduruar për Ndryshimin. Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta.

“”