Politologu Shpend Gashi është shprehur se Partia Socialiste në pushtet e ka bërë tallava edhe jetën e shqiptarëve, ashtu siç ka këngën e fushatës.
Komentet Gashi i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se PS po përdor administratën në zgjedhje dhe ka minuar të gjitha proceset zgjedhore.
Ai shtoi se Rama i quan gomerë kandidatët e vetë për bashkitë dhe sipas tij, kjo gjuhë e Ramës vjen pasi ai nuk duron dot zërat kundër.
“Të gjithë e dinë se si është legjitimuar. Në vitin 2019 ishte njësoj si në vitet e komunizmit. Kemi hyrë në zgjedhje me një parti dhe me 2 paterica të blera nga partia në pushtet në vitin 2019. Në vitin 2021 pamë një fushatë që u morën me Berishën dhe Metën dhe gjithë retorika u bë do sillni këta në pushtet. Sot jemi në kushtet që kjo parti që ka minuar të gjitha proceset zgjedhore e që thotë nuk do të përdor administratën dhe e përdor.
Kanë edhe një këngë tallava, sepse tallava e kanë bërë edhe jetën e shqiptarëve. Kanë edhe një aplikacion Aktivisti që përdorin të dhënat e qytetarëve për t’i përdorur në zgjedhje. Kur vjen puna që kjo qeveri të tallet me dinjitetin tonë, unë nuk e duartrokas.
Në Shqipëri nuk i intereson njeriu se çfarë është e lejuar e çfarë nuk është. Po të kalosh rrugën e Kavajës, ti shikon posterin e Ramës bashkë me posterin e Berishës dhe Metës. Nga ana tjetër unë nuk shoh asnjë lloj posteri në rrugët e Tiranës nga ana e opozitës. Nga 98’ e deri në 2023 nuk e ka lënë ndonjëherë karrigen e pushtetit Rama. Por mua nuk më duket i moralshëm. Duhet të ketë një lloj coherence mes partive opozitare dhe asaj në pushtet. Shikoj vetëm PS. Edhe në media shumë pak janë ato që e reklamojnë opozitën.
Qoftë PD e vulës, që unë nuk kam pikë respekti për ta. Mediat edhe po goditen, është goditur Agon Channel, Ora Neës, Neës 24 dhe Panorama. Është cënuar edhe ajo pak autonomi që media e ka. Kryeministri Rama i quan gomerë kandidatët e vetë. Mua më pëlqen se gomari është ai që çan shtigje të reja. Problemi është se kush i njeh këta tipat që kandidojnë”, u shpreh Gashi.
