Skip to content

Igli Cara nxjerr pamje nga rrugët plotë baltë të Durrësit: Përballë propagandës sfidon realiteti, kjo gjendje e akseve ëshë si në qendër, ashtu edhe në periferi të qytetit




Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka publikuar pamje nga një rrugë në Spitallë të Durrësit, që është plotë baltë.

Përmes një reagimi në Facebook, Cara thotë se kjo gjendje e rrugëve të amortizuara është si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi.

Ai shton se do të jetë në këto zona si gjatë fushatës, por edhe pas zgjedhjeve të 14 majit, për të dëgjuar problematikat e banorëve të zonës.

Reagimi i Carës:

Përballë propogandës sfidon realiteti. Kjo rrugë është në Spitallë. Në të gjithë Durrësin ka rrugë të amortizuara në të njëjtën gjendje, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Do te jem aty dhe kudo, jo vetëm tani, por edhe pas 14 majit për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e banorëve të Durrësit.

Në 14 Maj, bashkë bëjmë ndryshimin!

“”