Skip to content

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë, persona të paidentifikuar janë futur brenda godinës dhe…




Kur na ndajnë tre javë nga zgjedhjet e 14 majit një incident është regjistruar në Kavajë. Burime për Panorama TV bëjnë të ditur se është thyer dera e KZAZ në këtë zonë.

Policia teksa shkon ne ambientet e KZAZ

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 15 Marsi në lagjen nr 3, aty ku edhe është vendosur kjo KZAZ.

Burimet bëjnë të ditur se persona të pa identifikuar janë futur brenda godinës dhe pasi janë pikasur nga kalimtaret janë larguar.

Nuk dihet se kush ka qenë qëllimi por policia ndodhet ne vendngjarje

“”