Skip to content

Rama deklaroi se nuk do të bashkëpunojë me bashkitë ku do fitojë opozita, analisti në Panorama TV: Shkelje e rëndë. Guximi i tij buron nga mafia dhe paqëndrueshmëria psikike…




Analisti, Enver Bytyçi në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ky i fundit nuk do bashkëpunojë me kryebashkiakët e opozitës të cilët do dalin fitues në zgjedhje, ku tha se kjo është një shkelje e rëndë e Kodit Zgjedhor.

Capture

Bytyçi tha se Rama po kërcënon qytetarët me diskriminim dhe se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet, dhe se ky i fundit duhet të dorëhiqet ose t’i kërkojë falje shqiptarëve.

Sakaq shtoi se guximi i tij për të kërcënuar qytetarët vjen nga ‘shurdhëria e institucioneve dhe paqëndrushmëria e tij psikike, karakteri frustrues dhe mbështetja e tij prej mafies, sasia e parave që ka grumbulluar me oligarkët në funksion të ruajtjes së pushtetit dhe injoranca e shqiptarëve që duartrokasin kur ai i kërcënon’.

Pjesë nga intervista: 

Sa e pranueshme është deklarata e Ramës se nuk do bashkëpunojë me kandidatet fitues të opozitës?

Nëse votohet opozita, qeveria nuk do ndihmojë ato bashki shprehet Rama. Në logjikën time, një deklaratë e tillë është jo vetëm kërcënim për zgjedhësit pasi kemi shkelje të kodit Zgjedhore, pasi po kërcënohen me jetën e tyre të përditshmërisë, skamje, varfëri dhe mungesë të infrastrukturës dhe investimeve. Këta zgjedhës intimidohen që të votojnë qeverinë në pushtet. Prokuroria, SPAK të nisë menjëherë hetimet. Kryeministri publikisht deklaron se është për diskriminim e qytetarëve, edhe pse ka ardhur me votën e tyre. Nëse Rama kërcënon me mungesën e qeverisë ku fiton opozita, atëherë këto do diskriminohen. Diskriminimi politik është shkelje e të rënda, madje dhe krim kundër njerëzimit, Rama duhet marrë në përgjegjësi penale pasi nuk duhet të lejohet më një njeri i papërgjegjshëm të bëjë këto deklarata dhe të diktojë vullnetin e qytetarëve. Rama duhet të jetë në bankën e shkeljeve të rënda. Akuza për shpërdorim detyre duhet të shoqërohet me efekt dëmi të rëndë, nëse sot kemi më pak qytetarë ka ardhur nga diskriminimi dhe asnjë arsye tjetër.

Vetëm po të marrim investimet e qeverisë që ka dërguar në Rokovec që është 50 herë më pak ser Shkodra, ne shohim se çfarë diskriminimi bëhet për komuna ku përfaqëson opozita. Ata janë diskriminuar qëllimisht, dhe me një projekt asgjësim të opozitarëve. Rama ka guxim dhe të kërcënojë zgjedhësit e opozitë që mos të votojnë pasi do ndëshkohen me mungesë fondesh nga qeveria, është vepër penale e kryer.

Duhet të reagonin institucionet?

Absolutisht po, të kishte protesta të fuqishme që Rama të dorëhiqej ose të kërkonte falje. Të reagojnë dhe ambasada e OSBE, SHBA. Guximi i Ramës buron nga shurdhëria e institucioneve dhe paqëndrushmëria e tij psikike, karakteri frustrues dhe mbështetja e tij prej mafies, sasia e parave që ka grumbulluar me oligarkët në funksion të ruajtjes së pushtetit dhe injoranca e shqiptarëve që duartrokasin kur ai i kërcënon.

 

 

 

“”