Skip to content

“Opozita do denoncojë të gjitha shkeljet”- Balluku në krye të Task-Forcës për zgjedhjet, analisti në Panorama TV: Mjet propagande, njësoj si me bordet…




Analisti Enver Bytyçi komentoi ngritjen e një Task Force nga qeveria për monitorimin e shkeljeve të administratës gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Ai u shpreh në studion e Panorama TV se ky është një mjet propagande duke e krahasuar atë me bordet për caktimin e çmimeve.

Sipas tij, opozita do të marrë masa për të denoncuar të gjitha shkeljet para vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Nuk është hera e parë. E ka bërë edhe me bordin e karburantit. Korrupsioni i madh në qeverisjen e vendit. Pse administrata publike, Balluku si kryetare e kësaj taks force do të veprojë ndryshe? Është një mjet propagande për t’i thënë qytetarëve se unë po bëj gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por ajo bën gjithçka për të bërë të kundërtën. Opozita do të marrë masa për të denoncuar të gjitha shkeljet që të dëshmojë para vëzhguesve ndërkombëtarë që qeveria Rama nuk mund të bëjë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi ai.

“”