Skip to content

U raportua si aksidentale/ Zbardhet shkrumbimi i makinës në Korçë, në pranga dy persona

Policia e Korçës ka mundur të zbardhë shkrumbimin e një automjeti me 24 prill, që fillimisht u raportua si aksident. Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi akuzohen se i kanë vënë flakën automjetit në lagjen nr.5 të Korçës dhe si pasojë janë vënë në pranga.

 

Automjeti rezulton në pronësinë e një 28-vjeçareje e cila më herët është kërcënuar nga autorët e sulmit.

 

“Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volksëagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase”, thuhet në njoftim.    

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarve u sekustrua një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje.