Skip to content

“Shqipëria nuk do të jetë më atraktive për investimet e huaja”-Ekspertja e ekonomisë në Panorama TV: Koncesionet të centralizuara. Qeveria duhet të bëjë transparencë




Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj ka folur ditën e sotme në një intervistë në Panorama TV për klimën e biznesit dhe investimeve të huaja në Shqipëri.

Ajo u shpreh se ekziston një centralizim i koncesioneve në një numër të vogël kompanish dhe organizatash që kanë më pak marrëdhënie me investitorë të huaj.

“Ka shumë investime publike ose shumë partneritete publike që janë dhënë me koncesion kryesisht investitorëve vendas. Atje ku ka pasur investitorë të tuaj kemi një kalim nga investitorët e huaj te investitorët e brendshëm. Kemi edhe centralizimin e koncesioneve në një numër të vogël kompanish dhe organizatash që kanë më pak marrëdhënie me investitorë të huaj”, deklaroi Nunaj.

Ajo theksoi se nëse do të vazhdojë ky trend njëanshmërie në pjesën e prokurimeve publike, Shqipëria nuk do të jetë më një vend atraktiv për investimet e huaja direkte.

“Nëse ne do kemi njëanshmëri në pjesën e prokurimeve publike absolutisht Shqipëria nuk do jetë më vend atraktiv për investimet e huaja direkt. Nga ana e qeverisë duhet të ketë një transparencë dhe të drejta më të barabarta mes palëve që marrin pjesë në një ankand.

Në shumë raste kemi edhe një administratë jo profesionalisht në nivelin e duhur që nuk i përgjigjen drejtpërdrejtë. Nëse duam ta përmirësojmë klimën e biznesit institucionet publike duhet të jenë më të drejtë. Duhet të ekzistojë barazia në tendera dhe prokurimeve. Kjo do e bënte vendin të ishte më atraktiv duke pasur në konsideratë politika fiskale të qëndrueshme”, tha ai.

“”