Skip to content

“Të gjitha pushtetet në duart e një njeriu”- Berisha në Panorama TV: Shkak themelor për largimin masiv të të rinjve. Monizmi i bazuar në krimin dhe drogën…




Ish kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV në lidhje me situatën në vendin tonë.

Berisha u shpreh se sot të gjitha pushtetet janë përqenduar në duart e një njeriu dhe sipas tij ky është shkaku i largimit masiv të të rinjve nga vendi jonë.

“Të gjitha pushtetet në mënyrën më të qartë janë përqendruar në duart e një njeriu dhe konsideroj këtë si shkakun më themelor të dramës genociddale që po kalon Shqipëria këto vite.

Në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin e njerëzve nga vendi ku banojnë. Dhe kjo ndodh. Sot monizmi është shumë i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën që është forma më e shëmtuar e monizmit”, tha Berisha.

“”