Skip to content

Fushata në Durrës dhe Elbasan, Berisha në Panorama TV: Kandidatët tanë po shënojnë sukses, jemi të sigurt në fitoren e tyre




Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha. Kështu ka deklaruar ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në studion e Panorama TV.

Berisha u shpreh se kandidatët po shënojnë sukses në fushatën e tyre dhe janë të sigurt se do të korrin fitore. Sipas tij këtë e ndjen edhe vetë Edi Rama.

“Unë mendoj se fushata në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe jemi të sigurtë në fitoren e tyre, Ketë po e ndjen dhe Edi Rama dhe është shumë I tronditur.

Po i ndjek me admirim daljet e tyre televizive dhe fushatën që po bëjnë kanë fituar zemrën e qytetarëve. Janë treguar vërtetë kandidatë të qytetarëve”, u shpreh Berisha.

“”