Këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet padia e grupit të PD kundër VKM-së së qeverisë për ndërtimet pa leje.
Mësohet se në këtë seancë do të shqyrtohet padia e 28 deputetëve për shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi.
Kujtojmë se seanca e kaluar u shty pasi pala ligjore e qeverisë tha se dy prej deputetëve që kanë nënshkruar, Grida Duma dhe Alfred Rushaj, nuk e zotërojnë më detyrën dhe se padia nuk kishte nënshkruesit e nevojshëm.
Pas pretendimit të palës ligjore të qeverisë, bëhet me dije se përfaqësuesi i PD, Marash Logu dhe deputetët Gazmend Bardh e Dhurata Çupi kanë siguruar 3 firma të reja të PD-së, Petrit Doda, Oriela Nebiaj dhe Zheni Gjergji për të rrëzuar këtë të fundit.
Logu pretendon se Gjykata Kushtetuese e ka pasur një precedent të mëparshëm, si dhe demokratët kërkojnë shfuqizimin e VKM-së pasi është shkelje e ligjit.
