Sali Berisha iu është përgjigjur deklarata të kryeministrit Edi Rama se nuk do të financojë kryebashkiakët e opozitës që do të dalin nga zgjedhjet e 14 majit.
Ish-kryeministri theksoi se pas zgjedhjeve vendore Ramës s’do i mbetet më kohë për të bashkëpunuar me njeri, pasi do të dorëzojë pushtetin.
“Pas 14 majit Rama, në këtë rast po thotë të vërtetën nuk do i mbetet kohë të bashkëpunojë me njeri përveçse të dorëzojë pushtetin e të shkojë në punët e tij. Ky është fundi Rama po ndjen, po e kupton”, tha Berisha.
