Skip to content

Gara për Lushnjen/ Sharka në Panorama TV, prezanton disa nga pikat e programit: PS po i bën presion administratës, janë të frikësuar




Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Eduart Sharka ka prezantuar ditën e sotme disa nga pikat e programit të tij për bashkinë e Lushnjes.

Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, ai u shpreh se një pjesë e buxhetit do të shkojë për skemat vendore për grantet e fermerëve dhe kompensim të dëmeve natyrore në bujqësi. Po ashtu premtoj edhe certifikim të prodhimit vendas, si vaji i ullirit.

“Unë zotohem që 10% e buxhetit të bashkisë së Lushnjes do shkojë për skemat vendore për grantet për fermerët. Është një nga kërkesat që kemi artikuluar si sindikatë prej tre vitesh qeverisë. Gati 70% e banorëve në Lushnje merren me bujqësi. 8% e buxhetit të bashkisë do shkojë për kompensim të dëmeve natyrore në bujqësi.

Sot në Lushnje ka depozita të mëdha të vajit të ullirit, Në momentin që ai produkt nuk ka certifikim brenda Shqipërisë vijnë e blejnë. Në momentin kur e fusin në bidon kauçuku dhe e çojnë në shtëpi dhe presin për ta shitur është e vështirë për ta shitur. Ne do bëjmë certifikim. Në Lushnje janë 25 mini fabrika dhe do vendosen standardet e prodhimit. Kështu e kemi më të thjesht për ta hedhur në treg”, u shpreh ai.

Sharka tha se PS po ushtron presion mbi administratën për të marrë vota. “U bëhet presion administratës të japin emrat, shpërndajnë ndihma në kohë fushate, hedhin asfalt elektoral. Në Lushnje PS është shumë e frikësuar dhe po përdor metoda për të mbajtur pushtetin”, deklaroi ai.

“”