Skip to content

Zgjedhjet vendore/ Shtyhet afati i dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri më 14 Maj




Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për të shtyrë afatin e dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri më 14 Maj.

Lajmin e bëri të ditur, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se kjo është bërë pas konsultimeve me KQZ dhe shqetësimit te partive politike.

Kështu, ai tha se të gjithë qytetarët mund të votojnë më 14 maj, pavarësisht se dokumentet mund të kenë skaduar.

“Sot miratuam vendimin për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identitetit të shqiptarëve që skadojnë më 14 maj. Është një shtyrje që vjen si rezultat i konsultimeve me KQZ, që mbart shqetësimet e partive politike. Duke parë numrin e madh  të dokumenteve që skadojnë më  14 maj apo kanë skaduar deri më 14 maj, vendosëm që të shtyjmë afatin. Kështu që të gjithë shtetasit mund të votojnë më 14 maj pavarësisht se dokumenti i tyre ka skaduar”, tha Bledi Çuçi.

“”