Një ditë pasi policia zbardhi vrasjen e biznesmenit, Panorama TV ka mësuar të tjera detaje. Gazetari Ervin Leka raporton se autori i dyshuar i vrasjes, portugezi Ruben Saraiva ka hyrë në Shqipëri më date 11 shkurt 2023 dhe është larguar ne mbrëmjen e 19 prillit 2023.
Për me shume se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për te njohur zonën.
Ndërkohë Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qene vëzhguesi. Ai ishte në lokal kur ndodhi ngjarja dhe ka lajmëruar vrasësin portugez të futen brenda në lokal për të kryer ekzekutimin.
Steven Hunt ne orën 18:00 të pasdites se 19 prillit ka prerë një bilete me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po ate mbrëmje.
Ndërsa Edmond Haxhia, shqiptari që dyshohet se organizoi të gjithë vrasjen, një ditë pas ngjarjes më 20 prilli u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.
SKEMA E VRASJES
Sipas policise, në ekzekutimin e Nikulajt kanë marrë pjesë 6 persona, mes të cilëve vetëm një shqiptar dhe 5 të tjerë shtetas të huaj. Policia pretendon se ka mundur të zbardhë edhe rolet e secilit, ku shqiptari, sipas tyre, është në rolin e organizatorit, ndërkohë që ekzekutor është një shtetas portugez, ndërsa 4 shtetasit anglezë kanë luajtur rolin e informatorëve.
Personat qe dyshohet se jane perfshire ne krim dhe jane shpallur ne kerkim nga policia
Organizatori- Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike
Ekzekutori- Ruben Saraiva, shtetas portugez
Informator – Harry Simson, shtetas britanik,
Informator -Thomas Mithan, shtetas britanik
Informator – Steven Hunt, shtetas britanik
Informator – Harriet Bridgeman, shtetas britanik
