Skip to content

“Pas zgjedhjeve do të ketë riorganizim në PD”-Mirela Karabina: 70% e qytetarëve nuk e duan këtë klasë politike!




Drejtoresha e Komunikimit dhe Medias në PD, Mirela Karabina ka komentuar zgjedhjet e 14 majit, ku për ‘News24’ tha se vendi ka nevojë për një politikë që të ngjallë shpresë dhe besim.

Karabina tha se nëse PD do të ishte më e bashkuar fitorja do të ishte se sigurtë, pasi pjesa më e madhe e qytetarëve nuk beson në klasën politike në vend.

Sakaq shtoi se pas zgjedhjeve të 14 majit do të ketë proces zgjedhor për strukturën dhe kryetarin e PD.

“Fushata po ecën mirë. Sigurisht që u futëm pak më vonë në krahasim me kandidatët e tjerë, por mendojmë që në këtë periudhë do t’u tregojmë qytetarëve se kjo forcë i drejtohet atyre që nuk e duan më këtë politikbërje. Për shkak të problemit të brendshëm në PD, sot nuk është një alternativë e fortë, pasi nëse PD do të ishte e madhe e bashkuar sigurisht fitorja do të ishte e sigurt. 70 % e qytetarëve nuk e beson dhe nuk e do më këtë klasë politike. Këto zgjedhje nuk janë thjeshtë vendore, por edhe politike. Alibeaj ka një peshë të madhe dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekzistencën e PD. Ka mbajtur një qëndrim të palëkundur. Pas zgjedhjeve të 14 majit do të kemi proces zgjedhur të strukturave dhe kryetarit të PD”, u shpreh ajo.

“”