Dy banesa janë djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Pasi janë divorcuar, ish dhëndri ka shkuar gjatë natës së djeshme dhe i ka vendosur flakën shtëpisë së ish gruas së tij Lutfije Panaj.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Llakatund, të bashkisë së Vlorës ku së bashku me shtepinë e Lutfie Panës ka marrë flakë dhe një tjetër banesë që ka qenë ngjitur me të.
Zjarrëfikësit kanë punuar gjatë natës për shuarjen e flakëve , nga të cilat ka pasur vetëm dëme materiale , ndërkohë që policia ka marrë në pyetje familjarët, që janë të komunitetit rom.
