Skip to content

FNSH bllokon furgonin me drogë afër Përrenjasit, shasia e mbushur plot

Një furgon me drogë është bllokuar në aksin Përrenjas –Qafë Thanë nga forcat e policisë së drejtorisë së qarkut Elbasanit me mbështetjen e FNSH-së.

 

Operacioni antidroge ka cuar në prangosjen deri tani të tre personave ndërsa po hetohen edhe disa të tjerë.

 

Droga ishte fshehur ne shasinë e furgonit por ende nuk bëhet e ditur sasia pasi mjeti është dërguar në drejtorine e policisë Elbasanit por tiu nënshtruar ekspertimit.