Skip to content

Dhunuan të moshuarën dhe të miturin në Vlorë, arrestohet një nga autorët

Policia ka bere te mundur arrestimin e shqiptarit nga Kosova qe bashkepunoi ne dhunen ndaj te miturit dhe te moshuares ne Vlore.

 

 

24 ore pas ngjarjes, policia ben me dije se 42-vjeçari eshte arrestuar teksa tentonte te kalonte kufirin ne Morine. Ky i fundit eshte personi qe bashkepunoi me ish partnerin e gruas se ciles iu dhunua nena dhe djali.

 

 

Gjithashtu u procedua dhe nje tjeter per moskallezim krimi.

 

 

Megjithate ne kerkim mbetet autori kryesor i ngjarjes.

 

 

Keta dy shtetas udhetuan nga Kosova ne drejtim te Vlores per te dhunuar te miturin dhe te moshuaren. Me pas ata i vune flaken baneses, ku si pasoje u dogj dhe shtepia ngjitur.

 

 

Autori kryesor i ngjarjes ishte ish partner i nenes se te miturit qe u dhunua, por ajo nuk ndodhej ne banese ne momentin e ngjarjes.