Konferenca vjetore SatanCon që këtë vit “feston” 10-vjetorin e saj ka shkaktuar reagime në Boston.
Qindra protestues u mblodhën të shtunën për të shprehur zemërimin e tyre në konferencën e Tempullit Satanik, i cili ndodhet në Salem.

Duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Satani nuk ka të drejta” dhe “Ferri ju pret”, protestuesit reaguan kundër ngjarjes “blasfemuese”, e cila u shfaq premierë të premten me një ceremoni të çuditshme hapjeje. Kjo, sipas Daily Mail, përfshinte, ndër të tjera, grisjen e Biblës nga një predikues dhe ceremonitë e “mospagëzimit”.
An Un-Baptism ceremony was held at The Little Black Chapel of Satanic Temple during the 10th anniversary SatanCon event in Boston this Friday pic.twitter.com/Kz4gnrJjNE
— Angry TBJ (@beerburp23) April 29, 2023
Organizata që organizon konferencën në fjalë pretendon se nuk e adhuron Satanin si hyjni, por përdor figurën letrare të Satanait dhe simbolet satanike si një mjet për të “refuzuar pushtetin tiran”.
Satanists held an opening ceremony at 10th anniversary of Satancon in Boston Massachusetts.
Organizers say it the largest satanic gathering in history.
Bibles and Thin Blue Line flags were destroyed. pic.twitter.com/MP3mJ1Lozd
— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) April 28, 2023
Sipas faqes së internetit të Tempullit Satanik, qëllimet e organizatës përfshijnë promovimin e ndjeshmërisë, njohurive shkencore dhe ndarjen e kishës nga shteti.


Aktivizmi dhe ngjarjet provokuese të grupit kanë zemëruar grupet fetare dhe patriotike në rajon, të cilat kanë organizuar “lutje në grup” dhe ngjarje të tjera për t’iu përgjigjur “satanistëve modernë” të vetë-përshkruar.
