Avokati Ermal Hamataj në një intervistë për ‘Panorama TV’ ka komentuar nisjen e fazës së dytë për hartën e re gjyqësore dhe mbylljen e 9-të gjykatave, ku tha se kjo do të sjellë një problem të madh në lidhje me shqyrtimin e dosjeve.

Hamataj tha se vendimi ishte i nxituar nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe se harta e re gjyqësore nuk rregullon problemin, pasi çështjet e mbetura pezull do të bashkohen me dosje të reja dhe kjo do të sjellë zvarritje të procesit gjyqësor për qytetarët mbi 1 vit.
Sakaq shtoi se qytetarët duhet të kishin reaguar në kohë, pasi kjo i prek jo pak dhe tashmë që vendimi ka hyrë në fuqi, do të sjellë probleme.
Pjesë nga intervista:
“Gjykatat që po mbyllen nuk kishin shumë staf dhe volumi i dosjeve ishte i madh, këta kur të atashohen do marrin pjesë dhe te dosje të tjera. Këta nuk e rregullojnë problemin por bëhen pjesë e këtij të fundit”.
A do zvarriten dosjet?
Po, pasi ata do shqyrtojnë dosjet e para që do sjellin. Vonesa të shtohet edhe me një vit.
Të gjitha këto ndryshime me hartën e re gjyqësore, a kanë pasur prapavijë politike?
Ishte e nxituar, po flitet për rishikim të hartës territoriale. Mendoj se duhej bërë shpërndarja gjeografike dhe pastaj të atashohej gjykata. U nxituan duke mos ditur rajonin, nuk e di nëse është politike por veç komoditeti i gjyqtarëve. Të gjitha institucionet bëjnë sikur janë ta pavarura por vendimi u nxit nga qeveria.
A ka padi në gjykatën Kushtetuese në lidhje me ndryshimet?
Nuk ka qenë problemi i avokatëve të rretheve, por po pritet të gjykohet. Pritshmëritë janë zero lidhur me vendimin, ne bëmë protestë kur nuk ishe marrë vendimi, dhe jo më tani. Kemi marrë përsipër të përfaqësojmë njerëzit, por këta na braktisën. Ne do i dorëzohemi fatit, gjëja ka shkuar shumë lart dhe nuk ka kthim pas.
