Qeveria ka shtyrë pas zgjedhjeve të 14 majit plotësimin e premtimit për rritjen e pagave të administratës publike. disa ditë para zgjedhjeve Kryeministri Rama premtoi rritje pagash brenda muajit prill, por ministrja e Financave Ibraimaj tha këtë të martë se besonte që pagat do rrriteshin brenda muajit Maj.

1590496200_administrata

“Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua t’ju them se specialistëve më të ulët nga 49 mijë lek në 81 mijë lekë”- ka thënë Rama më 7 prill të këtij viti.

Edhe pse nuk ka një arsye zyrtare të shtyrjes së afatit të premtuar nga vetë Kryeministri, ministrja e financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ky vendim vjen si pasojë e pr.ligjit për hierarkinë e pagave që u bllokua para disa ditësh nga deputetët e të dy krahëve politikë në komisionin e ekonomisë.

 

“Me miratimin e këtij ligji ne do të kemi mundësi që të vijojmë me miratimin e vendimeve të këshillit të ministrave për pagat e administratës publike.Fakti që ky ligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit Prill sic ishte parashikuar nga qeveria do të thotë që pagat e administratës publike do të fillojnë të rriten pas miratimit të këtij ligji që besoj do të jetë brenda muajit Maj. Pra pagat e administratës publike do të rriten nga Maji dhe do të ketë efekt me pagat që do të merren në Qershor”- ka thënë Ibrahimaj.

Në draftin e propozuar nga qeveria parashikohet ndër të tjera, që rroga e Presidentit të Republikës nga 257 mijë lekë në muaj që është aktualisht të rritet në 425 mijë lekë në muaj./bw

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re