Skip to content

Ersekë/ Shembet një pjesë e murit në shkollën 9-vjeçare, panik tek nxënësit

Era e fortë ka sjellë shkëputjen e materialeve termoizoluese në shkollën 9- vjeçare “Papa Kristo Negovani” në qytetin e Ersekës. Mësohet se rënia e një pjese të murit ka shkaktuar panik tek nxënësit.

 

Siç dallohet nga fotot e siguruara, materiali termoizolues ka rënë në një pjesë të mirë të oborrit të shkollës.

 

Fatmirësisht, nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.