Subscribe
Një 51-vjeçar, i identifikuar si Petrit Vuksani, është ekzekutuar në shtëpinë e tij në Shkodër me armë zjarri, mesditën e kësaj të marte.
Autori i dyshuar, sipas policisë, është Lekë Vuksani , i cili kishte marrë me qira shtëpinë e viktimës.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola”, në momentin kur 51-vjeçari shkoi në banesën e tij, që t’i merrte lekët e qirasë Lekë Vuksanit.
Por ky i fundit është zënë me të dhe më pas e qëlloi me breshëri automatiku, duke e lënë të vdekur në vend.
Petrit Vuksani mësohet se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia. Ai kthehej shpesh herë në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se viktima dhe autori janë edhe kushërinj.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë bllokuar rrugët kryesore të Shkodrës, për kapjen e autorit të dyshuar.
