Skip to content

Rama qytetarëve në Bulqizë: Na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë aq sa duhet

Në ndalesën e radhës në Bulqizë në kuadër të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama iu kërkoi qytetarëve të votojnë kandidaten socialiste për t’i ndihmuar ata aq sa duhet. Kreu i qeverisë tha se Bulqiza ishte si një “xhep pa hyrje” por kjo ndryshoi me investimin e bërë në rrugën e Arbrit.

“Ishit këtu si xhep ma hyrje, të mbyllur, të izoluar. Jemi më pak se 40 minuta larg Tiranës. Kemi hapur sot edhe segmentin e Planit të Bardhë, 300 metra kanë mbetur tek tuneli i Murrizit. Ajo që sot duhet patur parasysh është se duke qenë kaq afër Tiranës, mos u çudisni se kjo zonë brenda pak vitesh do të vijë duke u rritur numri i vizitorëve dhe turistëve.

Do të bëhet patjetër destinacion turistik. Dibra ka histori dhe destinacione nga më interesantet dhe ne do të punojmë shumë fort. Më thoshin se rruga e Arbrit s’duhet bërë por unë gjithmonë kam thënë se Dibra është jastëku i gjelbërt i kryeqytetit. Nuk po ju kërkojmë asgjë tjetër veçse të na jepni mundësinë t’ju ndihmojnë aq sa duhet”, tha kryeministri.