Skip to content

Makina përplaset me pemën e koshin e mbeturinave/ Përmbyset në mes të rrugës në Vlorë, dëmtohen dy persona

41d291f1 e3dc 47a5 8018 8d008abffd8e

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Mësohet se një automjet është përplasur me pemën dhe koshin e mbetjeve duke u kthyer përmbys.

 

Dy personat që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

 

Në vendngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia në lëvizje.

 

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.