Skip to content

Fier/ Shfaqi komplikacione shëndetësore në burg, ndërron jetë rrugës për në spital 52-vjeçari

Një 52 vjeça në burgun e Fierit ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi shfaqi disa shqetësime dhe komplikacione.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se shkak i vdekjes së viktimës ka qenë një infarkt.

Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

52-vjeçarit mësohet se në spital ka mbërritur pa shenja jete.r.t