Të gjithë të akuzuarit për vepra penale kundër fëmijëve apo edhe ata që akuzohen për dhunë në familje nuk do të lejohet më që të kërkojnë gjykim të shkurtuar dhe për pasojë të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit. Këtë të enjte, Qeveria miratoi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe i kalon ato në Kuvend për miratim.

Kështu, me miratimin në Kuvend me 84 vota, dhe me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve, personat që arrestohen dhe hetohen për dhunë në familje apo vepra kundër të miturve, nuk do të kenë më mundësi që dënimi t’u lehtësohet. Më herët, drafti u përgatit nga Ministria e Drejtësisë.

Në propozimin për amendim të Kodit thuhej se në nenin 403, paragrafi i dytë, ku flitet për kategoritë që ndalohen së kërkuari gjykim të shkurtuar, dhe ku përfshihen vetëm ato që dënohen me burgim të përjetshëm, të shtohen edhe “për personat që kryejnë një vepër penale ndaj fëmijëve dhe që kryejnë dhunë në familje”.

Refereruar të dhënave të Policisë së Shtetit, numri i rasteve të denoncuara për dhunë gjatë vitit 2022 ishte më i lartë se në vitin 2021. Gjithsej në zyrat e policisë janë raportuar për 5213 të dëmtuar nga dhuna dhe nga krimet e tjera në familje. Nga të cilat 3760 janë gra dhe vajza.

Ndryshe nga vitit 2021, ku ishin denoncuar 2386 raste dhune më shumë. Sipas Kodit Penal, dhuna në familje dënohet me burgim deri në 5 vite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko