Skip to content

Aksident në Lezhë, makina përplas çiftin e turistëve

Një aksident është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër. Një makinë ka përplasur një çift turistësh që lëviznin me motor së bashku me grupin e tyre. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Ende nuk ka informacione se si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.