Një 34-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
I arrestuari është shtetasi Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.
Shoqërimi i shtetasit të lartpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.
