Skip to content

Rrëzohet teksa po shkonte në stan, humb jetën 69 vjeçari në Himarë

Një 69 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar aksidentalisht në një zonë malore në Himarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bolenë ku 69 vjeçari ka qenë duke shkuar në stanin e tij.

“Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, njofton policia.