Skip to content

Të shtëna me armë në Pukë, kreu i Bashkisë akuzon mbështetësit e kandidatit të opozitës

800 450 1680773002xgjon gjonaj 759

20 minuta pas mesnatës në Pukë janë dëgjuar të shtëna me armë. Të shtënat në ajër janë shenuar në dalje të qytetit në aksin që e lidh me Fushë Arrëzin. Për autorin, një 26 vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Klaudio Prendi, i cili qëlloi 4 herë, policia po vijon kërkimet.

 

Për këtë ngjarje ka reaguar kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili hodhi akuza drejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

“Puka pas shumë vitesh, afër mesnatës së kaluar degjoj krisma armësh, të cilët u  shkrehen në qytet nga ata që të importuar me pagesë nga kandidati pa parti i opozitës tentuan të prishin traditen e pukës. por a mund t’ju bëhet presion pukjanëve në shtëpinë e tyre?! Këtë ta harroj Rroku që mendon se mund të marr bashkinë nën presionin e armëve”,- tha Gjonaj.