Skip to content

“Rama udhëton me superavion luksoz, konkurron vetëm me sheikët më të pasur të Lindjes së Mesme”- Meta: Edhe të majtët do ta ndëshkojnë ashtu siç e meriton





Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e PL-së në Velipojë akuzoi kryeministrin Rama se udhëton me avion luksoz, duke konkurruar vetëm sheikët e pasur të Lindjes së Mesme.

Sipas Metës, Rama do të ndëshkohet më 14 maj, madje sic tha ai këtë ndëshkim do të marrë edhe nga socialistet e ndershëm.

“Është koha ta ndëshkojmë rilindjen sepse është një sekt i papërgjegjshëm. Shkodrën e ruajti zoti që bashkia nuk përfundoi në duart e rilindjes. Ju e dini shumë mirë se në  4 vite në ata kryetarë që komandoi Rama, 1/3 e tyre o i kapi dekriminalizimi, o përfunduan nëpër burgje dhe prokurori dhe nuk janë në detyrë, rekordin e theu bashkia e Vorës që ndërroi 5 kryebashkiake, falimentoi bashkia e Kavajës dhe e Vorës.

Ndaj nuk ka kohë Shkodra të provojë Edi Ramën, sepse e ka provuar Shqipëria për 10 vite.

E besuan atëherë kur tha që ‘ne do udhëtojmë me ekonomi klas’. Por përfundoi me 20 e ca mln euro në kurriz që nuk i justifikon me udhëtimet me super-avionin e tij luksoz që konkurron vetëm me sheikët më të pasur të lindjes së mesme dhe bllokon komisionin hetimor parlamentar.

Javës që vjen do marrë vulën e turpit që meriton, sepse ai kërkon të vjedhë dhe të mos japë llogari. Edhe të majtët e ndershëm do ta ndëshkojnë siç e meriton”, tha Ilir Meta.

Meta theksoi se “më 14 maj do të ndodhë një ndëshkim tmerrues për Edi Ramën dhe regjimin e tij, që është kalimi i Shqipërisë nga periudha e korrupsionit absolut në një transparencë absolute, ku gjithçka, cdo vendim i këshillave bashkiake do të merret në transparencë të plotë”

“”