Skip to content

Lista e kandidatëve për këshillat bashkiakë, Haxhimali në Panorama TV: Në zgjedhjet e fundit u shua debati, duhet të kërkojnë llogari për shpërndarjen e buxhetit





Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali ka komentuar ditën e sotme rolin e këshillave bashkiakë në punët për qytetin.

AI u shpreh në një intervistë për Panorama TV, se parlamentet e qytetit janë shumë të rëndësishme pasi ato duhet të bëjnë politikat lokale dhe të kërkojnë llogari për shpërndarjen e fondeve.

“Parlamentet e qytetit kanë vendimmarrje shumë të rëndësishme Ato duhet të bëjnë politikat lokale dhe të kërkojnë llogari për bashkitë se ku kanë shkuar paratë. Këshillat kanë qenë të të njëjtit krah politik me kryetarin dhe kjo e ka shuar debatin dhe alternativën. Është një debat si të flasësh me veten tënde. Çështjet lokale i ka në dorë kryetari dhe këshillat bashkiakë dhe duhet të jenë promotorë për lëvizjet lokale.

Nuk duhet të ecim më me idenë se kemi bërë reforma të mira. Mund të kemi kritika ndaj bashkive por të mos harrojmë që ato i kanë 43 funksione dhe përgjegjësi për të cilën marrin vetëm një pjesë të GDP-së, Janë bashkitë më të nën finacuara në rajon. Qeveria duhet të 2-fishojë transfertën e pakushtëzuar nga 1% që është sot, në 2%”, tha ai.

Haxhimali u shpreh se përfaqësuesit nga ish komunat në këshillat bashkiakë është në nivele shumë të ulëta dhe lista dominohet kryesisht nga figura politike.

“Unë vë re në këto zgjedhje që sërish përfaqësuesit nga ish komunat në këshillat bashkiake është në nivele shumë të ulëta. Ka më shumë figura politike që nuk i lidh gjë as me qendrën jo më me komunat”, deklaroi Haxhimali.

“”