Skip to content

VIDEO/ Ilir Meta nxjerr pamjet: Rrugica e Arbrit të Edi Ramës! Në 10 vjet jo vetëm që nuk e mbaroi, por as gropat nuk i mbush dot





Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se asnjë vepër madhore publike nuk ka qenë në gjendje të realizojë kryeministri Rama.

Më anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se në 10 vjet në rrugën e Arbërit Rama ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni dhe gropa të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burime aksidentesh dhe kanë shkaktuar humbje jetësh.

“Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit të Edi Ramës. Në 10 vjet jo vetëm që rrugën nuk e mbaroi, jo vetëm që drita në fund të tunelit kurrë nuk doli, por edhe këto gropa në rrugicën e Arbrit nuk i mbush dot edhe pse gropa në buxhetin e shtetit ka vajtur qindra miliona euro. Këto janë rrugët dhe rrugicat e Edi Ramës”, shprehet Meta në një videomesazh.

Me heret me ane te nje postimi ne Facebook, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se më 14 maj të rinjtë dhe të rejat do të votojnë masivisht për ndryshimin.

“Të rinjtë dhe të rejat do të votojnë masivisht në 14 Maj dhe do të votojnë Ndryshimin. Rinia përkrah të rinjtë.  Tirana u përket të rinjve. Shqipëria u përket të rinjve”, shkruan Meta.

“”