Skip to content

Plagosja për lojën e bilardos në Lezhë/ Policia identifikon një nga autorët, çfarë ka deklaruar 22 vjeçari për uniformat blu

Një i ri u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në lagjen “Besëlidhja” të qytetit, ku mbeti i plagosur 22 vjeçari Aleks Laska. Sipas raportimeve të para, dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt mes të rinjve në një bilardo.

LEXO EDHE: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se policia ka identifikuar autorin e plagosjes por emri ende nuk është bërë i ditur. Nuk dihet nëse është një person me precedentë penale. Figuri raporton gjithashtu se nga 22 vjeçari ka dëshmuar “se nuk i ka njohur personat por i njeh si fytyra”.

“Sipas dëshmisë që ka dhënë 22 vjecari shkak ka qenë loja e bilardos por tashmë pritet dëshmia e autorit për të nxjerrë më shumë të dhëna. Gjithashtu policia po shikon disa kamera nëse ka pasur diçka më shumë apo bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes të plagosurit dhe tre personave të tjerë.”, raportoi gazetari.