Përfshihet nga flakët një ambient në Vlorë. Bëhet fjalë për një magazinë me materiale të ndryshme në lagjen “Kushtrimi”. Gazetari Elton Nika raporton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.
Sakaq, raportohet për dëme të shumta materiale. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
